Situata e paqartë e Franck Kessie me javë të tëra ka bërë që të krijohen pakënaqësi të mëdha në rradhët e Rossonerëve.
Kjo për faktin që mesfushori nga Bregu i Fildishtë javë më parë refuzoi një rinovim kontrate duke kërkuar një pagë më të lartë, gjë që irritoi fansat kuqezi.
Por tashmë Paolo Maldini duket se ka gati zgjidhjen e këtij problemi.
Kjo për faktin që pasardhësi i tij është gati dhe do të vijë nga La Liga, më saktësisht nga skuadra e Real Betis.
Bëhet fjalë për William Carvalho, i cili po konsiderohet edhe emri ideal për të zëvëndësuar Kessien.
Maldini ka shprehur gatishmërinë për të paguar sa më parë klauzolën e tij prej 25 milionë eurosh në mënyrë që Real Betis ta lërë atë të largohet.