Kanë filluar bisedimet: Ylli i Juventus largohet nga Torino për 41 milionë euro!

Champions League riktheu entuziazmin tek skuadra e Juventusit pas fitores befasuese ndaj skuadrës së Chelseas.

Massimiliano Allegri duket se ngadalë është duke e gjetur balancin brenda skuadrës të cilin e dëshiron më shumë se çdo gjë.

Por për Zonjën e Vjetër do të jetë e vështirë që të mbajë të gjithë talentet e saj në skuadër dhe një largim është shumë i mundur që të ndodhë gjatë këtij janari.

Bëhet fjalë për Weston McKennie i cili po kërkohet me ngulm nga West Ham United dhe Zonja e Vjetër tashmë raportohet që ka filluar bisedimet me londinezët për të arritur një marrëveshje të kënaqshme.

The Hammers po planifikojnë një ofertë prej 41 milionë eurosh për McKennien, para të cilat do të grumbullohen nga shitja e Declan Rice i cili do shitet për hiç më pak se 105 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here