Ancelotti ‘bën pazar’ tek Inter, transferim i trefishtë nga madrilenët!

Real Madrid po shikon të përforcojë skuadrën e saj nga Serie A dhe është duke planifikuar një goditje të trefishtë nga Interi për sezonin e ardhshëm.

Deri më tani duket se shitjet e detyrueshme që Interi bëri gjatë verës duket se nuk e kanë dobësuar skuadrën shumë ku po kërkojnë me çdo kusht që të mbrojnë titullin në Serie A.

Por nëse Los Blancos ja arrijnë objektivit të tyre atëherë Neroazzurët do të jenë në telashe të mëdha.

Kjo pasi bëhet fjalë për 3 emrat kryesorë të skuadrës së Inzaghit ku i pari në listën e madrilenëve është mesfushori Nicolo Barella.

Sipas Don Diario emri i dytë është i atij të Alessandro Bastoni ndërkohë që lëvizja e tretë është blerja e re e zikaltërve, Denzel Dumfries.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here