Për skuadrën e Stefano Piolit ka ardhur një lajm shumë i mirë nga ishulli britanik.
Një objektiv i Rossonerëve që nuk u arrit që të transferohej gjatë merkatos verore tashmë duket të jetë i volitshëm në janar ose në verën e vitit 2022.
Bëhet fjalë për Hakim Ziyech i cili pritet që të nxirret në shitje nga skuadra e Chelseas e cila nuk po llogarit më në shërbimet e marokenit.
Ziyech nuk ka arritur asnjëherë që të tregojë formën e tij më të mirë nën drejtimin e teknikut Thomas Tuchel dhe siç raporton fichajes.net, kjo është arsyeja pse Blutë po diskutojnë idenë për shitjen e tij.
Nga ana tjetër Paolo Maldini e mirëpret një vendim të tillë të londinezëve pasi marokeni ishte njëri nga objektivët kryesorë të skuadrës së tij në merkaton verore.