Intensifikohen bisedimet: Inter siguron pasuesin e Handanovic!

Problemi i portës tek Inter ka qenë njëra ndër çështjet që ka shqetësuar më shumë drejtuesit e Neroazzurëve por një problem i tillë duket se tashmë do të marrë një zgjidhje permanente.

Zikaltërit tashmë janë duke punuar intenzivisht për transferimin e Andre Onanas nga skuadra e Ajax edhe atë me parametra 0.

Kontrata e Onanas do të përfundojnë në verën e vitit të ardhshëm mirëpo nuk përjashtohet edhe transferimi i tij në janar ku Inter do të detyrohet të paguajë një shumë të vogël për shërbimet e tij.

Për Onanan kanë shprehu interesim shumë skuadra të tjera evropiane, derisa e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Kujtojmë se Onana kishte probleme me ligjin, shkaku që kishte rezultuar pozitiv në testet për anti-doping.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here