Inter transferon yllin e Chelseas!

Inter ka kohë që nuk po arrin transferimin e një futbollisti nga Chelsea dhe duket se një gjë e tillë tashmë është shndërruar në një obsesion për drejtuesit e kësaj skuadre.

Por tashmë një lajm i mirë ka ardhur nga Londra pasi drejtuesit e Bluve të Londrës janë të gatshëm për bisedime.

Bëhet fjalë për Marcos Alonson i cili nuk bën më pjesë në planet e teknikut Thomas Tuchel ndërkohë që ka më shumë se 1 vit që është një objektiv i Neroazzurëve.

Mbrojtësi i majtë spanjoll pëlqen idenë e transferimit në San Siro ku vendi i titullarit duket shumë i mundshëm për tu siguruar dhe ku Simeone Inzaghi është një emër që pëlqen shumë karakteristikat e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here