Një skenar i jashtëzakonshëm është duke u bërë gati nga njëra prej skuadrave më të mëdha në Itali.
Bëhet fjalë për një transferim të dyfishtë të Sergej Milinkovic-Savic dhe të Marcelo Brozovic, dy nga mesfushorët më në formë viteve të fundit në Apenine.
Është pikërisht skuadra e Juventusit e cila po bëhet gati për dy nga goditjet më të mëdha të viteve të fundit në Itali.
Milinkovic-Savic është një preferencë e vjetër e teknikut Allegri dhe problemi i vetëm qëndron tek çmimi i vendosur nga Lotito prej 60 milionë eurosh.
Marcelo Brozovic nga ana tjetër duket më lehtë i arritshëm për shkak të kontratës së tij e cila skadon në qershorin e ardhshëm dhe një ofertë me një pagë deri në 6 milionë euro në sezon mund ta bindë kroatin për të ndërruar ambient.