PËRFUNDON GJITHÇKA: Mësohet a do qëndrojë apo jo Vlahovic tek Fiorentina!

Skuadra e Fiorentinës gjatë ditëve të fundit ka qenë duke zhvilluar negociata intenzive me Dusan Vlahovic për një rinovim të mundshëm të kontratës me të.

Vlahovic ka refuzuar ofertën e klubit për të vazhduar bashkëpunimin, një gjë të tillë e konfirmoi vetë presidenti i këtij klubi, Rocco Commisso.

‘Vlahovic nuk e pranoi ofertën tonë, u munduam me muaj të tërë mirëpo tashmë gjithçka ka përfundoi’- deklaroi ai.

Verës skuadra nga Firence refuzoi ofertat nga Atletico Madrid dhe Tottenham prej 60 milionë eurosh në drejtim të sulmuesit serb.

Mirëpo tashmë gjithçka ka përfunduar pasi sulmuesi po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karierën me Juventusin që ndodhet në Pole Position për të siguruar shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here