Bombë: Shkëmbim spektakolar në mes të Kulusevskit dhe yllit të Atalantas!

Rikthimi i Massimiliano Allegrit tek Juventus ka bërë që skuadra të ringjallet mirëpo ky rikthim i italianit nuk ka qenë pozitiv për të gjithë.

Njëri ndër ta është edhe Dejan Kulusevski i cili nuk po ka hapësirat e duhura nën urdhërat e Maxit dhe tashmë po mendon largimin nga Zonja e Vjetër.

Një shkëmbim spektakolar mund të ndodhë në mes të sulmuesit me prejardhje maqedonase dhe njërit prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së Atalantas.

Bëhet fjalë për Luis Muriel i cili pëlqehet tej masi edhe nga tekniku Massimiliano Allegri ndërkohë që edhe Gasperini do të përfitojë një emër kualitativ si Dejan Kulusevski.

Tani janë vetëm hapat e parë mirëpo deri në janar ka shumë kohë për të bërë gati gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here