Çmenduria e Guardiolës: Mahrez shkëmbehet me yllin e Milanit!

Një tjetër objektiv është ngulitur tashmë në kokën e teknikut Pep Guardiola.

Tekniku i Manchester City tashmë ka në plan që të ofrojë edhe shërbimet e Riyad Mahrez për ta çuar deri në fund këtë mision.

Bëhet fjalë për Theo Hernandez të Milan i cili mbetet akoma një dëshirë e parealizuar e Guardiolës.

Sipas raportimeve të Fichajes.net, AC Milan nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga shërbimet e tij për më pak se 50 milionë euro por futja në lojë e Mahrez ka bërë edhe Rossonerët të mendohen.

Çmimi i tij është i përafërt me atë të Hernandez dhe arritja e një marrëveshje duket më afër se kurrë mes dy palëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here