Është gjetur zëvëndësuesi i Kessie, do vijë nga Franca!

Skuadra e Milan ka filluar dalëngadalë që të largojë varësinë nga Franck Kessie pasi tashmë është gati emri që do ta zëvëndësojë atë.

Stefano Pioli ka gjetur një emër që ndoshta në të ardhmen mund të shkëlqejë më shumë se vetë Kessie.

Bëhet fjalë për yllin e skuadrës së Marseille, Boubacar Kamara për të cilin Tuttosport ka bërë të ditur që Milan është shumë e interesuar që ta transferojë.

Me një vlerë prej 30 milionë eurosh Rossonerët mund të presin deri në verën e ardhshme për ta marrë me parametra 0 pasi atëherë i skadon kontrata atij.

Francezi deri më tani në këtë sezon ka realizuar 8 paraqitje ndërmjet Ligue 1 dhe Europa League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here