Sergio Aguero nuk dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, pas largimit të Lionel Messit.
Sulmuesi i ri i Barcelonës, Sergio Aguero dëshiron largimin nga Camp Nou, pas vetëm disa muajve si futbollist i Katalanasve.
Argjentinasi ka pësuar një lëndim që i ka pamundësuar debutimin me Blaugranët, mirëpo në janar 34-vjeçari mund të largohet nga Camp Nou.
Barcelona është e gatshme që t’ia prish kontratën në mënyrë që të kursej pagën që duhet t’ia paguaj argjentinasit.
Portali i njohur spanjoll Diario Gol, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.
Neroaxurët e shohin argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Dzekos dhe Lautaros, pasiqë Sanchez pritet të largohet.