‘Plas’ tek Juventus: Ylli i skuadrës kërkon transferimin tek Inter!

Situatë e pakëndshme brenda skuadrës së Massimiliano Allegrit ku njëri nga futbollistët e tij tashmë edhe hapur ka shprehur dëshirën për një transferim tek rivalët e Interit.

Mungesa e minutave në fushën e blertë ka bërë që ai të jetë i pakënaqur prej teknikut Allegri gjë që ka sjellur situatën në këtë pikë.

Bëhet fjalë për Dejan Kulusevski i cili nuk është në planet e teknikut të Biankonerëve.

Një dëshirë e tillë e futbollistit ka alarmuar drejtuesit e skuadrës së Zonjës së Vjetër të cilët nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë ta lejojnë transferimin e tij tek rivalët direkt për titull.

Kjo edhe për faktin që Kulusevski është një futbollist tejet i talentuar dhe rreziku që ai mund të ‘shpërthejë’ tek Neroazzurët është tejet i madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here