E bujshme: Mikel Oyarzabal transferohet në Serie A

Mikel Oyarzabal pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të tij.

Oyarzabal ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 10 gola. 24-vjeçari shkëlqeu edhe me Spanjën në fazën finale të Ligës së Kombeve.

Calcio Mercato, raporton se Oyarzabal mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë interesim për të ka shfaqur Juventusi.

Massimiliano Allegri e pëlqen shumë spanjollin dhe e sheh atë si përforcimin ideal për krahun e majtë të sulmit.

Oyarzabal ka kontratë me Real Sociedad deri në vitin 2024, ndërsa për kartonin e tij Juventus do të duhet të paguaj 50 milionë euro.

Biankonerët pritet të arkëtojnë para mjaftueshëm nga shitja e Kulusevski dhe McKennie.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here