Luis Muriel kalon tek rivalët e Atalantas!

Njëri ndër futbollistët kyç të Atalantas, Luis Muriel është shumë pranë një largimi nga skuadra.

Bergamasët janë në kërkim të një emri për krahët e sulmit dhe po synojnë që këtë merkato ose verën e ardhshme të arrijnë një marrëveshje me Juventusin për transferimin e Dejan Kulusevskit.

Një sezon i vështirë ky për talentin me prejardhje maqedonase i cili po kërkon mundësi të reja larg Zonjës së Vjetër.

Juventus nga ana tjetër po shqyrton mundësitë për blerje dhe largime të reja.

Njëra nga hipotezat më të përmendura është ajo e Luis Muriel i cili mund të bëhet biankoner shumë shpejt.

Presidenti i Atalantas, Giorgio Percassi bëri të ditur që deri më tani nuk ka asgjë konkrete por nuk përjashtoi mundësinë e arritjes së një marrëveshje të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here