Vjen njoftimi: Ylli i Bundesligas në janar tek Inter!

Përforcimet e muajit janar pritet të luajnë një rol kyç në fatin e sezonit të Interit e cila këtë verë përjetoi disa largime të dhimbshme shkaku i krizës ekonomike.

Një objektiv nga Bundesliga është gati për tu transferuar gjatë merkatos së janarit.

Bëhet fjalë për Marcus Thuram i cili u kërkua edhe gjatë verës nga skuadra e Neroazzurëve pas largimit të Romelu Lukakut në drejtim të Chelseas.

Thuram mund të bëhej pjesë e kampionëve të Italisë gjatë verës por një gjë të tillë nuk e lejoi skuadra e Borussia Monchengladbach.

Edhe drejtuesit e skuadrës gjermane kanë raportuar që ka pasur një ofertë zyrtare gjatë verës ndërkohë që në janar kanë lënë të hapura të gjitha mundësitë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here