Juventus-Roma: Mourinho mposhtë Biankonerët në merkato!

Mes Juventusit dhe Romës ka lindur një duel i ri por kësaj rradhe në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për yllin e Bundesligas, Denis Zakaria i cili tashmë po kërkohet edhe nga skuadra e Juventusit.

Mirëpo për zvicerianin e Borussia Monchengladbach i cili po kërkon largimin nga Bundesliga ka vetëm një super favorit dhe ajo është Roma e Jose Mourinhos.

Biankonerët janë të interesuar për transferimin e mesfushorit gjatë afatit kalimtar të janar mirëpo siç bën të ditur Tuttosport, tashmë përfaqësues të Romës do të takohen me agjentin e futbollistit.

Deri në fund të këtij muaji Giallorossët po shpresojnë që të arrijnë marrëveshje me futbollistin dhe të shuajnë të gjitha mundësitë për largimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here