E fundit: Jesse Lingard në Serie A!

Jesse Lingard është i ngopur me situatën e tij në Manchester United dhe ka shprehur haptaz dëshirën e tij për tu larguar nga Old Trafford sa më shpejt që të jetë e mundur.

Këtë lajm e ka mirëpritur Paolo Maldini i cili tashmë ka filluar hapat e parë për ta transferuar Lingard në San Siro.

AC Milan zhvilloi një merkato shumë të bujshme këtë verë ku transferoi plot 11 emra të rinj por mesa duket ardhjet nuk e kanë ndërmend që të ndalen.

Daily Mail ka publikuar një shkrim ku pohon lajmin që Milan është duke kërkuar me ngulm shërbimet e tij.

Por për Rossonerët transferimi i tij nuk do të jetë një punë e thjeshtë për faktin që në garë për të ka hyrë edhe Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here