Çmenduri totale në merkato, ofertë e frikshme për Chiesan!

Një tjetër emër i madh ka hyrë tashmë në garë për shërbimet e Federico Chiesas i cili po përflitet shumë për një largim të mundshëm nga Zonja e Vjetër.

Pas pushimit të klubeve, Juventus tashmë do të rikthehet në fushë dhe do të ketë një ndeshje të vështirë kundër skuadrësë së Romës së Mourinhos.

Federico Chiesa është padyshim futbollisti që do të përcillet me vëmendjen më të madhe duke shikuar interesimin e madh që është për të.

Dondiario bën të ditur që tashmë në garë për të ka hyrë edhe skuadra e Real Madrid e cila është e gatshme që të ofrojë edhe shërbimet e Eden Hazard ose Marco Asensios të cilët vlerësohen rreth 40 milionë euro.

Njëri nga këta dy emra do të ndikonte që ta ulte sadopak çmimin e italianit që është më i vëzhguari në Europë në këtë sezon të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here