Pas Gianluigi Donnarummas që u largua gjatë verës me parametra 0 në drejtim të Paris Saint Germain tashmë duket se është rradha e Alessio Romagnolit për ta lënë San Siron.
Gazzetta dello Sport ka raportuar që kapiteni është shumë pranë arritjes së një marrëveshje me skuadrën e Juventusit që në verën e ardhshme të transferohet me parametra 0.
Kontrata aktuale prej 6 milionë eurosh në sezon me Rossonerët skadon në verën e ardhshme dhe rinovimi duket se nuk është opsion.
Zonja e Vjetër është një fanse e vjetër e 26 vjeçarit edhe kur Milan e transferoi atë në 2015 nga Roma për 25 milionë euro.
Milan nuk dëshiron që ti ofrojë pagën e njejtë atij dhe për këtë arsye Biankonerët po ndjekin me vëmendje situatën e krijuar dhe tashmë kanë filluar negociatat me Mino Raiolan.