SportMediaSet ka bërë të ditur që sulmuesi i skuadrës së Genk, Paul Onuacho është një hap larg transferimit tek skuadra e Interit.
Edin Dzeko është një emër që nuk jep garancë afatgjate sa i përket sulmit tek Neroazzurët dhe Simone Inzaghi e ka patjetër sigurimin e një tjetër emri në sulm.
Mirëpo sigurimi i shërbimeve të tij nuk do të jetë një mision i lehtë pasiqë duhet të mposhtet konkurenca e skuadrës së Southampton e cila qëndron mirë nga aspekti financiar, ndryshe nga Inter.
Sulmuesi nigerian i lindur në vitin 1994 këtë sezon në 9 ndeshje në kampionatin belg dhe në 4 ndeshje në garat europiane ka tundur rrjetën 2 herë.