Bombë nga Spanja: Ylli i Juves i pakënaqur, niset drejt Ancelottit!

Pakënaqësitë tek skuadra e Juventusit duket se janë shumë të mëdha dhe dita ditës po pritet që ato të dalin në shesh.

Me rikthimin e Massimiliano Allegrit në krye të Zonjës së Vjetër ka shumë futbollistë që nuk janë aspak të kënaqur me udhëheqjen që ai po i bën skuadrës.

Njëri ndër ta është edhe Federico Chiesa i cili tashmë po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane ku njëra ndër to është edhe Real Madrid i Carlo Ancelottit.

Diariogol bën të ditur që Chiesa nuk është aspak i lumtur tek Juventus dhe po konsideron mundësinë e një kalimi tek Real Madrid gjatë merkatos së verës.

Carlo Ancelotti është i impresionuar nga italiani dhe transferimi i tij do të ishte një arritje e madhe për Los Blancos për të ardhmen e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here