Transferi i vitit: Ylli i Serie A për 120 milionë euro tek Newcastle!

Që kur princi i Arabisë Saudite e bleu skuadrën e Newcastle United, nuk shkon qoftë edhe një ditë që mediat të mos kenë një lajm të ri për këtë skuadër.

Kësaj rradhe mediat kanë bërë të ditur që Newcastle është duke bërë gati një ofertë prej 120 milionë eurosh në adresë të Juventusit.

Kjo për faktin që Bin Salman e dëshiron Federico Chiesan në skuadrën e tij.

Italiani dëshiron një kontratë të re prej 10 milionë eurosh gjë që momentalisht Juventusi nuk mund tja ofrojë.

Është një opsion që Juventusi mund ta shesë Chiesan në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e Dusan Vlahovic dhe Paul Pogbas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here