Mbrojtje e çelikët: Zbulohet plani i Juventusit për blerjet e reja!

Skuadra e Juventusit është duke planifikuar disa blerje të rëndësishme sa i përket repartit të mesfushës ku edhe kanë pasur problemet më të mëdha, raporton Tuttosport.

Lista është shumë e gjatë me emra nga skuadra të ndryshme europiane.

Por preferencat janë këto: Aurelien Tchouameni i Monacos, Alex Witsel i Borussia Dortmund, Denis Zakaria i Borussia Monchengladbach dhe talenti i Ajax, Ryan Gravenberch.

Ndërkohë që për repartin e sulmit në pole position qëndron padyshim Dusan Vlahovic i Fiorentinës ndërkohë që do të synohet edhe blerja përfundimtare e kartonit të Alvaro Moratas nga Atletico Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here