Mesfushori i skuadrës së Sampdorias, Morten Thorsby sezonin e kaluar përjetoi një formë të shkëlqyer duke u shndërruar kështu në një emër të rëndësishëm në merkaton italiane, raporton Calcio Mercato.
25 vjeçari ka më pak se 2 vite kontratë të mbetura me Sampdorian dhe negociatat për rinovimin kanë ngecur gjatë javëve të fundit.
Skuadra e Interit është duke planifikuar një lëvizje për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Blerja e tij është një nevojë emergjente për Neroazzurët dhe gjithçka mund të mbyllet me sukses për një shifër prej 15 milionë eurosh.