Milani është mysafir i Portos në Estadio do Dragao për ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore në Champions League.
Skuadra portugeze ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy xhirot e para, derisa Rossonerët kanë pësuar dy humbje, prandaj do të tentojnë maksimumin në këtë sfidë.
Formacionet startuese:
Porto: Diogo Costa; Joao Mario, Pepe, Mbemba, Wendell; Uribe, Sergio Oliveira, Otavio, Evanilson; Luis Diaz, Taremi.
Milan: Tatarusanu; Calabria, Tomori, Kjaer, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.