Brozovic tek gjiganti europian mirëpo jo tek Barcelona!

Inter dhe Marcel Brozovic nuk e kanë ndërmend që të gjejnë një akord në mes vete duke bërë kështu që në garën për shërbimet e kroatit të hyjnë edhe emra tjerë europian.

Deri më tani ishte Barcelona skuadra që kërkonte blerjen e tij por tani një gjigant anglez është gati për surprizën në merkato.

Bëhet fjalë për Liverpoolin, skuadër kjo që ka treguar edhe më herët interesim për mesfushorin zikaltër dhe tashmë është bërë gati për goditjen finale.

Inter ndodhet në një gjendje të rëndë financiare ku presidenti Zhang po shqyrton mundësinë e shitjes së klubit, situatë kjo ideale për The Reds që të sigurojnë shërbimet e kroatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here