Me skuadrën e AC Milan që akoma nuk ka arritur të gjejë zëvëndësuesin e duhur për Hakan Calhanoglus, vëmendja e klubit mbetet akoma në merkaton e janarit.
Paolo Maldini tashmë ka gati emrin e duhur për qendrën e mesfushës dhe bëhet fjalë për një talent të Manchester United.
Është fjalë për Donny van de Beek i cili nuk po arrin akoma që të përshtatet me skemat e Ole Gunnar Solskjaer dhe për këtë arsye është duke kërkuar largimin nga Old Trafford.
Djajtë e Kuq e transferuan atë për 40 milionë euro vitin e kaluar por çmimi i tij tashmë ka rënë ndjeshëm duke i hapur rrugë Rossonerëve në merkato.
Skuadra e Piolit po bën gati planin për huazimin e tij dhe pastaj me të drejtë blerje ku një gjë të tillë po tenton ta bëj edhe vetë Ajax.