Shkëmbim spektakolar: Ylli i Barcelonës te Interi, ndërsa ylli i Neroaxurëve në Camp Nou

Inter dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Radio e njohur katalanase RAC1, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter dhe Barcelona mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Marcelo Brozovic dhe Sergi Roberto. Brozovicit i skadon kontrata me Neroaxurët në fund të sezonit.

Roberto gjithashtu ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Blaugranët dhe në janar pritet të largohet nga Camp Nou.

Neroaxurët e shohin Roberton si përforcim ideal, pasiqë spanjolli mund të luaj në disa pozicione.

Bisedimet kanë filluar dhe mbetet ta shohim nëse Inter dhe Barcelona do të arrijnë marrëveshje në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here