Inter ka një problem të madh në skuadër dhe ai quhet Marcel Brozovic.
Rinovimi me të duket një çështje që ka shqetësuar shumë drejtuesit e skuadrës pasi ditëve të fundit një skenar tjetër ka dalë në skenë.
Mesfushori kroat mund të përfundojë në rradhët e rivalëve të Neroazzurëve edhe atë me parametra 0.
Bëhet fjalë për skuadrën e Milan e cila po tenton një lloj hakmarrje për largimin e Hakan Calhanoglus në drejtim të rivalit të qytetit.
Rossonerët nga ana tjetër e kanë edhe problemin e Franck Kessie i cili nuk e ka ndërmend të rinovojë dhe në rast largimi atëherë do të krijohet një boshllëk i madh në mesfushë.
Për këtë arsye po tentohet transferimi i kroatit i cili me parametra 0 do ti lejonte vetes edhe një pagë më të madhe tek kuqezinjtë.