Edhe zyrtarisht: Ylli i Juventus kërkon transferimin tek Barcelona!

Massimiliano Allegri nuk po arrin në asnjë mënyrë që të krijojë harmoni brenda skuadrës së tij dhe pakënaqësitë po rriten çdo ditë e më shumë.

Njëri nga emrat kryesorë të skuadrës tashmë edhe në mënyrë publike ka bërë të ditur dëshirën e tij për tu larguar nga Juventus në drejtim të Barcelonës.

Matthijs de Ligt dëshiron që të sigurojë transferimin tek skuadra e Barcelonës, të paktën kështu ka raportuar e përditshmja spanjolle Diario Sport.

De Ligt nuk është i lumtur tek Juventus dhe destinacioni i tij i preferuar mbetet Camp Nou edhe pse në vitin 2019 ai refuzoi një transferim në Camp Nou.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here