Inter dhe Lazio kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Stefano Sensi sipas të gjitha gjasave është duke e luajtur sezonin e tij të fundit si futbollist i Interit.
Sensi u transferua te Interi në verën e vitit 2020 nga Sassuolo për 20 milionë euro, mirëpo dëmtimet e shumta e kanë penguar 26-vjeçarin që të jetë njëri nga lojtarët kyç në skuadër.
Drejtuesit e Interit janë të zhgënjyer nga Sensi dhe do ta nxjerrin në shitje në merkaton e verës.
Mediat italiane raportojnë se interesim për Sensin ka shfaqur Lazio dhe Neroaxurët janë të gatshëm të përfitojnë nga ky interesim i Lacialëve.
Inter do tia ofrojë Lazios kartonin e Sensit dhe 20 milionë euro në këmbim të Luis Albertos.
Te Lazio janë të hapur për këtë operacion, pasiqë Alberto dëshiron largimin nga klubi.