Sergej Milinkovic-Savic padyshim që është njëri nga emrat më të kërkuar në repatin e mesfushës sa i përket Serie A.
Mesfushori serb ishte shumë i kërkuar edhe gjatë verës por asnjëra nga skuadrat e mëdha italiane nuk arriti transferimin e tij.
Është pikërisht skuadra e Inter me në krye Beppe Marottan e cila tashmë është shprehur e gatshme për ti ofruar Lazios plot 60 milionë euro.
Ylli i Lazios është një fans i madh i Beppe Marottas dhe gjithashtu dëshiron që të jetë përsëri nën urdhërat e ish trajnerit të tij, Simone Inzaghi.
Edhe Claudio Lotito tashmë ka ulur kushtet e tij pasi vitin e kaluar nuk hiqte dorë nga ideja për ta shitur mesfushorin për 100 milionë euro.