100 milionë euro për Lautaron, pasuesi i tij vjen për 40 milionë tek Inter!

Pikë kthese sa i përket merkatos së Interit, për faktin që deri më tani ishte synuar rinovimi me Lautaro Martinezin ndërkohë që tani po shqyrtohet mundësia për shitjen e tij.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta më herët kishte deklaruar që donte ta shpërblente argjentinasin me një pagë më të madhe për shkak të formës së tij të mirë por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Nga Premier League ka disa skuadra që janë të gatshme të ofrojnë 100 milionë euro për të ndërkohë që zëvëndësuesi i tij mund të vijë për një shifër prej 40 milionë eurosh.

Siç bën të ditur Bild, Inter është njëra nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e Karim Adeyemi.

Gjermani me origjinë nigeriane aktualisht është pjesë e skuadrës së Salzburg mirëpo kërkohet gjithashtu edhe nga Bayern Munich.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here