Allegri buzëqesh: Juventus transferon falas yllin e Barcelonës!

Tek kampi i Juventusit po shpresojnë për njërën nga goditjet më të mëdha të 2021 që do të ishte qershia mbi tortë për të filluar vitin e ri.

Bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele i cili akoma nuk ka rinovuar me katalanasit dhe ky i fundit tashmë është duke shqyrtuar mundësinë për shitjen e tij.

Aventura me Barcelonën nuk shkoi siç pritej për francezin për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe tashmë ky i fundit po shqyrton mundësinë e largimit.

Juventus nga ana tjetër me muaj të tërë është vënë në ndjekje të tij dhe me një kontratë që i skadon në qershor të 2022 ai mund të bëhet pjesë e Zonjës së Vjetër ndoshta edhe në afatin kalimtar të janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here