Inter-Juventus ndahet në paqe… Dy gola për pjesë dhe dy ekipe që në fund kanë merituar atë që kanë marrë. Pjesa e parë ka folur zikaltër ndërsa e dyta bardhezi.
Pas golit të Dzekos (shtyllë e Calhanoglu dhe topi i kthyer të boshnjaku) pak minuta nga fundi ishte Dybala ai që me penallti mposhti Handanovic (11-të metërsh i akorduar me VAR nga arbitri për faull të Dumfries ndaj Danilos)
Një barazim që lë hidhërim në gojën e skuadrës së Simone Inzaghit që u përjashtua për protesta në fund.
Zikaltërit me 18 pikë, -7 nga liderët Napoli dhe Milani.
Pas katër sukseseve radhazi, Juventusi ngadalëson ritmin. Bardhezinjtë, me 15 pikë në renditje, dalin pa humbje nga San Siro.