E bujshme: Osimhen bën transferimin e karrierës për 100 milionë euro

Po shkëlqen me Napolin, Victor Osimhen drejt transferimit te gjiganti europian.

Victor Osimhen është protagonisti kryesor te Napoli këtë sezon duke realizuar 9 gola në 11 ndeshje të luajtura.

Sulmuesi nigerian është në një formë të frikshme dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Osimhen ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025, por vështirë se do të qëndrojë edhe për shumë gjatë në Armando Maradona.

Mediat gjermane kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Bayerni i Mynihut e ka piketuar sulmuesin 22-vjeçar si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit.

Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për Osimhen, ofertë të cilën Napoli vështirë se do ta refuzoj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here