Nuk ka qetësi për Calhanoglun, turku drejt një aventure të re!
Hakan Calhanoglu bëri bujë verën e kaluar kur vendosi që nga Milani të transferohet te Interi.
Calhanoglu ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon ku ka realizuar një gol dhe dy asistime.
Mesfushori turk nuk po arrin që të gjejë formën e duhur te Interi dhe Inzaghi e konsideron atë si një dështim.
Që nga ardhja e tij në stolin e Interit, Inzaghi ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Luis Albertos në Meazza.
Luis Alberto gjithashtu nuk po gjen formën e duhur nën drejtimin e Sarrit dhe Inter i ka propozuar Lazios një shkëmbim me Calhanoglun.
Lacialët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi dhe sipas të gjitha gjasave në janar ky operacion do të kompletohet.