Gjithçka gati: Milinkovic-Savic me skuadër të re për 80 milionë euro!

E ardhmja e Sergej Milinkovic-Savic aktualisht është ‘në ajër’ dhe ka interesim të madh për shërbimet e tij nga Serie A por edhe jashtë saj.

Mesfushori i Lazios po i konfirmon çdo ditë kualitetet e tij dhe çmimi prej 80 milionë eurosh që ka kartoni i tij po justifikohet padyshim.

Inter dhe Juventus kanë qenë duke e monitoruar situatën e tij prej kohësh tashmë por një emër i madh jashtë Italisë është gati për surprizën e madhe.

Po flasim për Real Madrid.

Carlo Ancelotti është një fans i madh i mesfushorit serb i cili me shumë mundësi është duke kaluar sezonin e fundit tek Lazio.

Claudio Lotito është treguar i qartë, kush do të ofrojë 80 milionë euro do ketë shërbimet e serbit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here