Ylli i Eintracht Frankfurt, Kamada tek gjiganti i Serie A!

Mesfushori japonez, Daichi Kamada është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë për tu larguar nga Eintracht Frankfurt dhe për të filluar një aventurë të re në Serie A.

CalcioMercato ka bërë të ditur që interesim të madh për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e AC Milan me në krye Stefano Piolin i cili dëshiron shumë ta ketë nën urdhërat e tij japonezin.

25 vjeçari po shikohet si emri ideal për të zëvëndësuar Hakan Calhanoglun i cili u largua në drejtim të rivalëve të Interit gjatë verës që lamë pas.

Rossonerët do tentojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit ku janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milionë euro për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here