Conte tek United?! Merr me vete dy yjet e kombëtares italiane!

Daily Express me një shkrim të publikuar gjatë ditës së sotme ka lëshuar me të vërtetë një bombë të vërtetë për merkaton që i ka frikësuar fansat e Juventusit dhe Interit.

Antonio Conte është duke pritur ofertën nga skuadra e Manchester United për të marrë drejtimin e gjigantit të Premier League.

Ish tekniku i Interit ka gati një projekt madhor me Djajtë e Kuq ku nga ky plan pritet të preken edhe Zonja e Vjetër dhe Neroazzurët.

Bëhet fjalë për Federico Chiesan e Juventusit dhe padyshim në mesfushë ‘nxënësi’ i tij, Nicolo Barella.

Ndërkohë pritet edhe blerja e Kieran Trippier nga skuadra e Atletico Madrid, futbollist i cili po kërkon një rikthim në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here