Andrea Belotti edhe publikisht ka bërë të ditur që nuk do të rinovojë më kontratën me skuadrën e Torinos dhe kjo ka mjaftuar që interesimi për të të rikthehet fuqishëm.
Është skuadra e Milanit që ka marrë primatin në këtë garë dhe Rossonerët tashmë po përgatisin një shkëmbim që i përshtatet shumë edhe skuadrës së Torinos.
Tuttosport ka bërë të ditur që kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e Thomas Pobegas i cili është i huazuar tek torinezët.
Milan po tenton që të zgjasë huazimin edhe për një vit tjetër mirëpo Torino po kërkon një marrëveshje që i mundëson atyre që të zotërojnë përfundimisht shërbimet e tij.
Gjatë javëve të ardhshme gjithçka pritet që të përfundojë me negociatat që duket se kanë marrë kahjen e duhur.