Daani Ceballos tek gjiganti i Serie A për 20 milionë euro!

Skuadra e Real Madrid ka shfaqur interesim për shitjen e Dani Ceballos pasi ai nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelottit për të ardhmen.

Futbollisti i cili ishte i huazuar tek Arsenal tashmë ka mundësinë e artë për tu transferuar në Serie A pasi njëra nga skuadrat më të mëdha në Apenine po përgatitë transferimin e tij në janar.

Diariogol ka bërë të ditur që Andrea Agnelli ka kontaktuar me drejtuesit e Los Blancos për transferimin e spanjollit dhe një marrëveshje pritet të arrihet në janar.

Opsioni i Premier League nuk pëlqehet nga Ceballos ndërkohë që një marrëveshje mes palëve do të arrihet për një shumë prej 15-20 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here