Hapi më i madh në karierë: Thorsby tek gjiganti italian!

Morten Thorsby është shumë pranë të bëj hapin e madh në karierë.

Calcio Mercato ka bërë të ditur që skuadra e Interit ka filluar bisedimet me Sampdorian për transferimin e mesfushorit.

Simeone Inzaghi është i vendosur që të përforcojë repartin e mesfushës dhe tashmë kontaktet e para me 25 vjeçarin janë vendosur ku shumë shpejt mund të arrihet edhe një marrëveshje mes palëve.

Këtë sezon Thorsby ka zhvilluar 8 ndeshje me skuadrën e Sampdorias ku ka arritur që të shënojë edhe 1 gol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here