Juventus si një rrufe në merkato: Transferon objektivin e Interit!

Juventus po përgatitet që të krijojë një skuadër të denjë për të ardhmen dhe tashmë një betejë e re me Interin sapo ka nisur në merkato.

Edhe pse fundjava ka përfunduar dueli Inter-Juventus tashmë është zhvendosur në një vend tjetër.

Zonja e Vjetër ka piketuar si objektiv të saj një emër që po kërkohet tash e sa kohë nga Neroazzurët.

AS bën të ditur që një garë e ashpër po zhvillohet për talentin austriak të RB Salzburg, Karim Adeyemi, i lindur në vitin 2002.

Largimi i Cristiano Ronaldos ka krijuar një boshllëk në sulm dhe Biankonerët duhet me çdo kusht të intervenojnë në merkaton e janarit.

Nga ana tjetër edhe Beppe Marotta është shumë i interesuar për 19 vjeçarin por kriza financiare e bën Interin të mos jetë tashmë favorite në këtë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here