Milan ‘me duar të lidhura’: Real Madrid transferon yllin e Rossonerëve!

Skuadra e AC Milan është e vetëdijshme që shumë shpejt duhet që të largojë njërin nga yjet e skuadrës.

Fillimi i mbarë i sezonit për Rafael Leao ka bërë që interesimi për të të rritet ndjeshëm ku tashmë në garë ka hyrë edhe Real Madrid.

Siç raporton Defensacentral në Spanjë, Real Madrid është duke ndjekur me kujdes situatën e tij.

Milan nga ana tjetër është e vetëdijshme që duhet të bëj një reflektim ekonomik që do të thotë se një yll i skuadrës duhet të largohet ndoshta edhe në janar.

Madrilenët pritet ti propozojnë një shkëmbim me Brahim Diaz dhe 10 milionë euro të tjera në drejtim të Santiago Bernabeut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here