Andrea Pirlo pranë rikthimit si trajner.
Ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo është pa skuadër pas largimit nga Zonja e Vjetër verën e kaluar.
Pirlo e drejtoi Juventusin për një sezon duke arritur që ta fitojë Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, mirëpo kjo nuk mjaftoi që të mbetet në stolin e Biankonerëve.
Italiani ishte i lidhur me një transferim te Barcelona, mirëpo në stolin e Katalanasve do të ulet Xavi.
Tuttosport, raporton se një pistë e re është hapur për Pirlon dhe se 42-vjeçari është pranë emërimit si trajner i Genoas.
Genoa renditet në pozitën e 18-të në Serie A dhe Davide Ballardini i ka ditët e numëruara në Luigi Ferrasi.
Drejtuesit e Genoas e kanë piketuar Pirlon si njeriun e duhur për ta nxjerrë skuadrën nga kjo krizë rezultatesh dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.