Thellohet kriza, Barcelona mposhtet edhe nga Rayo Vallecano

Vazhdon kriza e rezultateve për Barcelona-n.

Pas humbjes në El Clasico, katalanasit janë mundur edhe në javën e 11-të të La Liga-s, dhe tani mbajnë vendin e 9-të në kampionat me 15 pikë.

Humbja e radhës për skuadrën e Koeman ka ardhur në fushën e Rayo Vallecano-s. Ka qenë Falcao që ka ndëshkuar miqtë në minutën e 30-të pas një gabimi të bërë nga Busquets në mesfushë.

Barça ka patur një mundësi të artë në minutën e 72-të për të barazuar rezultatin dhe shmangu humbjen.

Memphis Depay ka fituar një penallti dhe është paraqitur vetë te pika e bardhë për ta ekzekutuar, por gjoajtja e tij është ndalur nga një pritje e mrekullueshme e portierit Dimitrievski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here