Mbrojtja me probleme: Juventus sjell emrin e ri!

Juventus nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A.

Kampioni i shumëfishtë në Itali ka disa humbje dhe barazime duke bërë që edhe Massimiliano Allegri mos të ndihet shumë i sigurt në pankinën e Zonjës së Vjetër.

Bëhet fjalë për një talent hungarez, Attila Szalai i cili tashmë është një emër i rëndësishëm për merkaton e Biankonerëve.

23 vjeçari është lider i padiskuteshëm në mbrojtjen e Fenerbahces por gjithashtu shkëlqeu edhe në EURO 2020 me kombëtaren hungareze.

Siç raporton Calcio Mercato, Szalai pëlqehet shumë tek kampi i Biankonerëve dhe do të tentohet arritja e një marrëveshje që pritet të kapë vlerën e 20 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here