Milan po mendon për repartin e sulmit dhe ka kthyer sytë përsëri nga Brazili pasi duket se kanë gjetur ‘Paton’ e ri.
Këtë sezon kemi parë një Milan me dy fytyra, në Serie A është në krye të renditjes së bashku me Napolin ndërkohë që në Champions League kanë përjetuar deri më tani vetëm humbje.
Siç raporton Tuttosport, skuadra e Milanit ka shënjestruar Yuri Alberton, futbollist i lindur në vitin 2001 i cili u transferua me parametra 0 tek International nga Santos.
20 vjeçari raportohet se ka arritur një marrëveshje verbale me Rossonerët edhe pse një marrëveshje mes klubeve duket larg për tu arritur.
Kjo për faktin se brazilianët po kërkojnë 20 milionë euro ndërkohë që Milan deri më tani ka ofruar vetëm 10 milionë.